“Drejtësi për Jonadën! A mund të luaj në breg me babin?”, dy vajza të vogla me pankarata para Presidencës

vovalbania August 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Drejtësi për Jonadën! A mund të luaj në breg me babin?”, dy vajza të vogla me pankarata para Presidencës

Me qindra qytetarë janë mbledhur mbrëmjen e sotme për të protestuar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë në plazhin e Potamit në Himarë, ku humbi jetën në mënyrë tragjike 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga oficeri i policisë Arjan Tase.

Fillimisht protestuesit janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme, ku kanë kërkuar dorëheqjen e Ministrit Bledi Çuçi.

Më pas kanë ecur drejt kryeministrisë ku kanë ndaluar dhe kanë kërkuar që të bëhet drejtësi, dhe përgjegjësit të largohen.

Ndërsa kanë vijuar protestën para presidencës.

Detaji që ra në sy ishin dy vajza të vogla që mbanin para dyerve të presidencës pankartën me shkrimin “Drejtësi për Jonadën! A mund të luaj në breg me babin zoti kryeministër”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE