Kush e kryeson “Social Top 5” për këtë javë?!

vovalbania August 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kush e kryeson “Social Top 5” për këtë javë?!

“Social Top 5”, një rubrikë që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Kjo rubrikë na jep më shumë detaje dhe informacione të reja në lidhje me yjet e botës së madhe të showbiz-it. Ja se cilët janë personazhet që janë pëlqyer më shumë nga publiku gjatë kësaj jave…

Personazhet shqiptarë:

5. Olsa Muhameti ka sjellë formatin e ri “Kepi i Tundimeve” në ekranin e Top Channel, që po komentohet gjatë në rrjet. Ajo ka shtuar 1 mijë ndjekës.

4. Artisti 2Ton po ashtu ka shtuar 1 mijë ndjekës në llogarinë e tij në Instagram.

3. Dojna Mema po shijon momentet e bukura të shtatzënisë dhe ka bërë të ditur se do të kthehet shpejt në ekran. Kjo ka bërë që fansat të gëzohen dhe ajo ka fituar 1 mijë ndjekës.

2. Fifi po ashtu ka fituar 1 mijë ndjekës në Instagram. Kohët e fundit ajo ka qenë mjaft e angazhuar me projekte të reja muzikore.

1. Donald Veshaj duket se do të sjellë sërish një projekt të ri muzikor. Ai ka shtuar 2 mijë ndjekës në rrjetin e tij social.

Personazhet e huaj:

5. ASAP Rocky mban vendin e pestë për këtë javë me 100 mijë ndjekës të shtuar në Instagram.

4. Harry Styles ndihmoi në një propozim romantik për martesë mes dy pjesëmarrësve në koncertin e tij në Lisbonë në Portugali të mërkurën në mbrëmje. Gjatë performancave të këngëtarit në Love On Tour ai i ka kushtuar një segment të spektaklit për të krijuar një moment të veçantë për fansat. Ai ka shtuar 400 mijë ndjekës.

3. Katy Perry mesa duket ka shprehur dëshirën për të zgjeruar familjen, së bashku me të fejuarin Orlando Bloom. Këngëtarja ka fituar plot 1 milion fansa më shumë në Instagram.

2. Në vend të dytë renditet Kylie Jenner me 2 milionë ndjekës më shumë. Së fundmi bukuroshja është kritikuar mjaft në rrjet pasi dokumentoi udhëtimin e saj të shkurtër në fabrikën në Milano për t’u dhënë ndjekësve të saj një vështrim prapa skenave.

1. Vendin e parë të “Social Top 5” për këtë javë e rrëmben Rihanna me po 2 milionë ndjekës të shtuar në llogarinë e saj në Instagram.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 55520 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE