Arjan Tase do të mbetet në burg/Nuk e kundërshton masën, i kërkon falje familjes Avdia e Policisë!

vovalbania August 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arjan Tase do të mbetet në burg/Nuk e kundërshton masën, i kërkon familje familjes Avdia e Policisë!

Arjan Tase, i akuzuar për vdekjen e 7-vjeçares Jonada Avdia në plazhin e Potamit në Himarë do të qëndrojë në burg. Gjykata e Vlorës sapo vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për ish-zyrtarin e policisë Elbasan, i cili me skafin e tij në një perimetër të ndaluar, goditi për vdekje të miturën, duke shkaktuar tronditje të thellë në opinionin publik e protesta.

Për Tasen, Prokuroria kërkoi “Arrest me burg” dhe dje u mësua se ky institucion kundërshtoi qëndrimin dhe referimin e Policisë së Vlorës që e akuzoi “Për vrasje nga pakujdesia”. Tashmë, ndaj tij rëndon akuza “Vrasje të kryer në formën e dashjes indirekte” e raportohet se në sallën e gjyqit nuk e kundështoi masën e sigurisë dhe i kërkoi falje familjes Avdia e Policisë.

Në një tjetër reagim për tragjedinë e Himarës, kryedemokrati Berisha hodhi sot akuza se u bënë përpjekje “për fshehjen e gjurmëve të krimit”, ndërsa përsëriti kërkesën për dorëheqjen e ministrave Çuçi e Kumbaro.

Jo vetëm autori tentoi të largohej, por janë zhdukur edhe kamerat që regjistruan skenën e krimit. Persona, kriminelë njësoj si Arjan Tase, kanë marrë kamerat menjëherë dhe i kanë zhdukur.

Me këtë rast, unë i kërkoj Edi Ramës të shkarkojë menjëherë të dy ministrat. Ky është hapi më minimal. Qytetarët janë të revoltuar. Nuk mund ta kapërcejë Edi Rama me haluçinacione, me vampirë politikë e mediatikë. Me këtë mbrojtje, Rama meriton një revoltë të madhe popullore.

Në vend të një ndjese qindra herë përpara shqiptarëve, deklaron se kemi organizuar sezonin më të përsosur.

I përgëzoj edhe njëherë qytetarët! Ata i lanë qeverisë 72 orë për të reflektuar. Uroj të merren vendimet e duhura!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 55520 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE