Mediat në Britani, jehonë vdekjes tragjike të britanikes Jonada: U përplas teksa luante në det në Shqipëri!

vovalbania August 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mediat në Britani, jehonë vdekjes tragjike të britanikes Jonada: U përplas teksa luante në det në Shqipëri!

Jehona e tragjedisë së Himarës, ngjarjes tepër të dhimbshme e tronditëse të 2 gushtit, i kapërceu kufjtë e Shqipërisë e lajmit shokues po i japin hapësirë mediat në Britani, nisur dhe nga fakti që Jonada ishte shtetase britanike. “Daily Mail” shkruan për Jonadën, e cila lindi në Britaninë e Madhe dhe që jetonte në Barking, në lindje të Londrës.

Një vajzë 7-vjeçare britanike u vra në një aksident me motobarkë, ndërsa pushonte me prindërit në Shqipëri. Vajza me emrin Jonada Avdia po luante pranë plazhit të Potamit, në jug të vendit kur të martën u vra rreth orës 14:00.

Jonada, e cila jetonte me babain Bledar e nënën, në Barking në lindje të Londrës, u përplas fatalisht nga polici Arjan Tase. Ai nuk ishte në detyrë kur drejtonte mjetin lundrues në një zonë të caktuar për notarët dhe e goditi.

Policia njoftoi se Tase, i cili u arrestua, vinte nga Porto Palermo për të marrë familjarët e tij.

Në artikullin e “Daily Mail”, vihet theksi te fakti që Tase drejtonte motobarkën në zonën për notarët, të përcaktuar me bova.

Qindra qirinj e lule u vendosën aty ku Jonada humbi jetën, si dhe para zyrës së Kryeministrit. Për të shprehur zemëratën për vdekjen, pati protesta në vend e qindra protestues u përplasën dje me policinë në Tiranë.

Referuar mediave shqiptare, “Daily Mail” shkruan:

Ata (protestuesit) bënë thirrje për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, kreut të Policisë e ministres së Turizmit.

“Ky ishte i treti aksident i këtij lloji që shënohet këtë verë në plazhet shqiptare”, – vë në dukje “Daily Mail”, diçka që padyshim nuk i shërben imazhit të Shqipërisë turistike, të frekuentuar dhe nga të huaj.

Edhe e përditëshmja britanike “The Mirror” pasqyroi ngjarjen e rëndë:

Një vajzë e vogël britanike humbi jetën në një aksident të tmerrshëm teksa pushonte në Shqipëri, pasi u godit nga skafi i një polici që nuk ishte në shërbim.

Vdekja e Jonada Avdias solli protesta në mbarë vendin, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe ministrave.

Policia konfirmoi se rreth orës 14:00 të së martës, drejtuesi humbi kontrollin e mjetit lundrues e goditi fëmijën që ndërroi jetë menjëherë.

“Mirror” i referohet Observatorit Europian për Krimet dhe Sigurinë, që ka konstatuar se shumë prej plazheve në zonën e tragjedisë nuk kanë roje bregdetare. Autoritetet shqiptare u kontaktuan nga “The Mirror” për një koment rreth ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65489 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE