Gigi Hadid tani edhe stiliste, së shpejti vjen me linjën e saj të veshjeve!

vovalbania August 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gigi Hadid tani edhe stiliste, së shpejti vjen me linjën e saj të veshjeve!

Gigi Hadid tanimë do ta shohim edhe si një stilisti. Supermodelja bëri të ditur së fundmi nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram se ajo do ta çojë stilin e saj nga pasarelat në studion e dizajnit me lançimin e linjës së saj të veshjeve, të quajtur “Guest in Residence”. Krahas fotove ku ajo shfaqet duke dhënë disa pamje të modeleve të reja dhe materialeve të kashmirit, modelja i shoqëroi me mbishkrimin:

Kam qenë duke punuar për diçka… me dashuri “Guest in residence”!

Ajo gjithashtu shtoi “themeluese, drejtoreshë krijuese “Guest in residence”, në biografinë e saj në Instagram, megjithëse marka e saj e re ende nuk ka postuar asgjë në faqen e saj. Gama e çmimeve dhe data e lançimit për koleksionin nuk janë shpallur ende, por fansat mund të regjistrohen për përditësime të markës në faqen e internetit “Guest in Residence”. Miqtë dhe fansat e Gigi-t treguan mbështetjen e tyre në komente, ndër to Hailey Bieber dhe e motra Bella Hadid.

Rikujtojmë se, mamaja e motrave të famshme Hadid, Yolanda u kthye në Instagram së fundmi pas një largimi 9-mujor. Nëna e modeleve Gigi dhe Bella u tha fansave se mori disa pushime shumë të nevojshme për të rivlerësuar jetën pas vdekjes së nënës së saj, Ans van den Herik.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64403 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE