E konfirmon Jori Delli! Beniada Nishani dhe Blerti Hajdari i kanë dhënë fund lidhjes së tyre

vovalbania July 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E konfirmon Jori Delli! Beniada Nishani dhe Blerti Hajdari i kanë dhënë fund lidhjes së tyre

Beniada Nishani është zyrtarisht beqare dhe kjo nuk ka më vend për dyshim.

Modelja ka hedhur pas krahëve historinë e dashurisë me Blerti Hajdarin duke shijuar fundjavën nën shoqërinë e mikeshës së saj, Jori Delli.

Ato kanë zgjedhur të kalojnë të dielën së bashku në pishina, ndërsa kanë darkuar edhe në një restorant në kryeqytet.

Jori ka ndarë një video të Beniadës duke konfirmuar se mikesha e saj është zyrtarisht single.

“Bën si diva por ta dini që Beni është beqare”, ka deklaruar Jori, ndërsa modelja nuk e ka mohuar këtë gjë.

Beniada dhe Blerti nisën një histori dashurie vitin e shkuar pas daljes së modeles nga BBV, format ku vëllai i ish partnerit të saj, Arbër Hajdari ishte opinionist.

Dyshja filluan të dalin bashkë pas pjesëmarrjes në panele të ndryshme të programit “Procesi Sportiv”./Vip Magazine/

@vipmagazine.al #beniadanishani #vipmagazine ♬ original sound – VipMagazine.al

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49280 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE