Lisa Kudrow rrëfen pasiguritë e saj gjatë xhirimit të “Friends”!

vovalbania August 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lisa Kudrow rrëfen pasiguritë e saj gjatë xhirimit të “Friends”!

Lisa Kudrow nuk është ndjerë gjithmonë si ylli që është. Aktorja fitoi famë në serialin e viteve 1990 “Friends”. Megjithatë, ajo nuk mund të mos e krahasonte veten me yjet Courteney Cox dhe Jennifer Aniston.

Gjatë një interviste të fundit në podkastin “Podcrushed”, aktorja e “Easy A”, 59 vjeçe, kujtoi se ndihej “e vetëdijshme” gjatë veshjes së kostumeve me koleget, sepse rrobat dukeshin më mirë tek ato. Ajo u shpreh se:

Shikoja veshjet e tyre, trupin e tyre, thoja me vete, “ato dinë se te cili stilist të shkojnë”. Pastaj i pyesja nëse mund të dilja unë me veshjen e tyre në ndonjë skenë. Ato ma jepnin, se ishim si motra. Unë thjesht në atë kohë nuk e kisha përqafuar mënyrën sesi dukesha. Derisa një ditë i thashë vetes: “Dukesh kështu siç dukesh. Fiksimet janë në kokën tënde”.   

Kudrow luajti rolin e famshëm të Phoebe Buffay për 10 sezone në komedinë e NBC nga viti 1994 deri në 2004. Kur Kudrow arriti të 40-at, ajo mësoi ta pranonte trupin e saj ashtu siç ishte.

Ylli i “Romy and Michele’s High School Reunion” përsëriti se qëllimi i saj në Hollywood nuk ishte të bëhej një ‘bombë’ e tipit Marilyn Monroe. Ajo vazhdoi të shpjegoi se fillimisht kishte shpresuar të vendosej si një “aktore personazhesh” në biznesin e shfaqjes.

Kjo nuk është hera e parë që Kudrow preku çështjet e imazhit të trupit ndërsa luante në sitcom. Ajo zbuloi në një episod të vitit 2019 të podcast-it “WTF with Marc Maron” se kishte vuajtur nga dismorfia e trupit. Fituesja e Emmy-t pranoi se dëshira për të qenë e dobët për kamerën pothuajse e konsumoi atë.

Historitë ku dashuria triumfon janë padyshim të bukura ndaj ne duam t’ju tregojmë historinë e aktores Lisa Kudrow dhe shpirtit të saj binjak. Një vajzë nga Los Angeles me ëndrra të mëdha. Edhe pse sa herë e shohim kujtojmë rolin e saj në serialin ‘Friends’, përpara se të bëhej Phoebe, Lisa Kudrow studionte për psikobiologji. Por e frymëzuar nga një mik i vëllait të saj, ajo vendosi të provonte aktrimin. Gjithashtu, përpara se bota ta dinte emrin e saj, ajo përjetoi atë që atëhere ishte një dashuri e pamundur, të dashurin e shoqes së saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65142 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE