Anëtarësimi i Suedisë në NATO, Orban: Hungaria mund ta ratifikojë së shpejti!

vovalbania February 18, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Anëtarësimi i Suedisë në NATO, Orban: Hungaria mund ta ratifikojë së shpejti!

Së shpejti, parlamenti hungarez mund të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO, kur të fillojë punimet për sesionin e pranverës më vonë këtë muaj. Kështu iu tha mbështetësve të tij, kryeministri i vendit, Viktor Orban.

Eshtë lajm i mirë që mosmarrëveshja jonë me Suedinë do të zgjidhet së shpejti. Ne po ndërmarrim hapa që me fillimin e sesionit pranveror të parlamentit të mund të ratifikojmë anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Parlamenti rimblidhet më 26 shkurt. Suedia aplikoi për anëtarësimin në NATO gati dy vite më parë, duke bërë kështu një ndryshim historik të politikave, për shkak të sulmit të Rusisë në Ukrainë.

Orban deklaroi se bashkë me kryeministrin suedez, Ulf Kristersson kanë ndëmarrë hapa për “të rindërtuar besimin” mes dy vendeve. Por, nuk tregoi se cilat ishin këto hapa.

Hungaria është i vetmi vend i NATO-s që ende nuk ka ratifikuar anëtarësimin e Suedisë, proces për të cilin duhet miratimi i të gjitha vendeve anëtare të Aleancës. Vonesa ka tensionuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe ka krijuar shqetësim mes vendeve aleate.

Si arsyen e shtyrjes së ratifikimit, partia në pushtet e Orban-it, Fidesz, përmendi ato që i quan “akuza të pabaza” të Suedisë mbi dëmtimin e demokracisë në Hungari.

Javën e fundit, kryeministri Orban është përballur me një periudhë tepër sfiduese për qeverisjen e tij 14-vjeçare, për shkak të amnistisë së dhënë nga presidentja e vendit për një person që pati ndihmuar në mbulimin e abuzimeve seksuale në një shtëpi fëmijësh.

Skandali solli dorëheqjen e presidentes së Hungarisë dhe të ministrit të Drejtësisë, të dy aleatë kryesorë të Orbanit. Qindra mijëra persona dolën në protestat e thirrura nga personalitete me ndikim në opinionin publik.

Në deklaratën e parë publike që nga dorëheqja e presidentes, Orban u shpreh se qeverisja e tij do të dilte edhe më e fortë, duke u përqëndruar te ekonomia dhe zgjedhjet parlamentare të BE-së në qershor. Në to pritet rritja e pranisë së forcave të djathta politike dhe “sjellja e ndryshimit në Bruksel”.

Dorëheqja e presidentes Katalin Novak ishte si një makth, por veprimi i duhur. Qeveria do të hartojë projektligje për të forcuar mbrojtjen e fëmijëve.

Orban ka patur përplasje me Komisionin Europian për shkak të masave të qeverisë së tij kundër lirisë së medias e të drejtave të komunitetit LGBTQ+, si dhe për politikat e tij për emigracionin.

Ky vit mund të sjellë ndryshime në Europë dhe më gjerë. Do të dëshironim shumë që Donald Trump të rikthehej si president i Shteteve të Bashkuara dhe… të vendosë paqen këtu në gjysmën lindore të Europës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE