Rriten rastet me COVID, shtohen edhe vaksinimet!

vovalbania August 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rriten rastet me COVID, shtohen edhe vaksinimet!

Shtimi i rasteve të të infektuarve me Covid  gjatë muajit korrik, ka ndikuar në rritjen e interesit të qytetarëve për t’u vaksinuar edhe pse  një rritje e lehtë kjo.

Por pavarësisht këtij shtimi të lehtë, sërish shifrat e të vaksinuarve mbeten të ulëta për sa kohë paralajmërohet që vjeshta mund të sjellë mutacione të tjera. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar që të paktën deri në muajin shtator të jenë vaksinuar 70% e popullsisë target me tre dhe 4 doza të vaksinës anti-Covid.

Nga të dhënat më të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, jemi shumë larg asaj që kërkon OKB ,pasi në popullsinë e përgjithshme  me dozë të dytë është vaksinuar vetëm 45 % e saj dhe në popullatën target 16 vjeç e lart, rezulton të jenë vaksinuar afro 57% e  e tyre.

Por dozat e para dhe të dyta janë bërë shumë herët  dhe me dozë të tretë, përqindja është  shumë më e ulët dhe po aq më shume kur bëhet fjalë për dozën e katërt.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45335 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE