Ukrainë/ Mbyllet reaktori i Zaporizhia, frikë për rrjedhje radioaktive!
Operatori i termocentralit bërthamor në Zaporizhia “Enerhoatom” në Ukrainë thotë se pjesë të objektit pësuan dëme serioze nga sulmet e ushtrisë ruse, duke detyruar mbylljen e një reaktori.
“Ekzistonte rreziku i rrjedhjeve radioaktive”, paralajmëroi Enerhoatom.
Moska akuzoi se ishte Ukraina ajo që kreu sulmin, por BE-ja ka dënuar veprimet e Rusisë në termocentral. Ukraina akuzon forcat ruse për gjuajtje me raketa në zonë me civilë, duke përdorur ato që i konsideroi si “taktika terroriste”.
“Goditjet e së premtes shkaktuan një rrezik serioz për funksionimin e sigurt të uzinës, shkroi Enerhoatom në Telegram, duke shtuar se një kabllo elektrike ishte dëmtuar, duke detyruar një nga reaktorët të ndalonte punën.
BE-ja ka dënuar veprimet e Moskës, Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se unioni “dënon aktivitetet ushtarake të Rusisë” rreth uzinës.
“Kjo është një shkelje serioze dhe e papërgjegjshme e rregullave të sigurisë bërthamore dhe një shembull tjetër i mosrespektimit të normave ndërkombëtare nga ana e Rusisë,” u shpreh Borrell dhe bëri thirrje që mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së – IAEA – t’i jepet akses në termocentral.
Forcat ruse kanë kontrollin e uzinës dhe zonat përreth, afër territorit të kontrolluar nga forcat ukrainase. nga ukrainas. Ajo përbëhet nga gjashtë reaktorë uji nën presion dhe ruan mbetjet radioaktive.