Princ Leka në një lidhje të re dashurie pas ndarjes nga Elia? Kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën?

vovalbania December 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Princ Leka në një lidhje të re dashurie pas ndarjes nga Elia? Kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën?

Ndarja ka bërë që Princ Leka dhe aktorja Elia Zaharia të jenë çifti më i përfolur i ditëve të fundit, sado që ndarja e tyre ka ndodhur muaj më parë.

Pas pyetjeve e pikëpyetjeve, mediat, për shkak të mesazheve vizive por pa pasur burime të qarta, dolën në konkluzionin se po, çifti është ndarë.

Arsyeja pse Princ Leka po bën kaq shumë fotografi me të

Dhe, në fakt, fotografitë e vazhdueshme kur secili prej partnerëve shfaqet vetëm me të bijën, edhe në ceremoni të rëndësishme siç ishte ditëlindja e së voglës, konfirmojnë që Princ Leka dhe Elia Zaharia nuk jetojnë më bashkë dhe janë drejt divorcit, edhe në rrugë ligjore.

Arsyeja pse Princ Leka po bën kaq shumë fotografi me të

Mirëpo, gjatë kohëve të fundit, imazhi public I Princit duket se ka ndryshuar (për mirë). Që prej fotografisë dhe urimit për të bijën, në tre vjetorin e saj, fotografitë e tij janë shtuar.

Bashkë me gëzimin e dritave të dhjetorit, fotografitë e Princit Leka me të bijën janë bërë më të gëzuara, më të qeshura, njësoj si festat e muajit. Por kjo nuk është arsyeja e vetme pse imazhet e tij të fundit janë të mbushura me ngjyra e hare.

Zërat thonë se Princi është në një marrëdhënie të re dashurie me një fotografe. Të jetë kjo vallë arsyeja e gëzimit në imazhin e tij?! Sidoqoftë, fotografitë janë të bukura, harmonia që ndihet në sfondin e tyre, gjithashtu!/ Marrë nga Living/

Arsyeja pse Princ Leka po bën kaq shumë fotografi me tëArsyeja pse Princ Leka po bën kaq shumë fotografi me tëArsyeja pse Princ Leka po bën kaq shumë fotografi me të

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE