Doja Cat zbulon arsyen pse vendosi të rruante kokën!

vovalbania August 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Doja Cat zbulon arsyen pse vendosi të rruante kokën!

Doja Cat ka shpjeguar së fundmi se pse vendosi të rruante kokën gjatë një Instagram Live në faqen e saj, në të cilën rrëfeu se nuk i pëlqente kurrë të kishte flokë. Ndërsa reflektonte për prerjen e re që bëri goxha bujë, për 24.1 milionë ndjekësit e saj, fituesja 26-vjeçare e Grammy tha se ishte ‘e fiksuar’ pas pamjes së saj të re që kur qethi flokët e saj. Ajo u shpreh para fansave:

Ndjehem sikur kurrë nuk duhet të kisha pasur flokë gjithsesi. Nuk më pëlqen të kem flokë. Nuk më ka pëlqyer kurrë të kem flokë. Nuk mund të përmend një herë të vetme, që nga fillimi i jetës time që mund të kem thënë ‘duken bukur’. Thjesht nuk më pëlqen të kem flokë.

Artistja kujtoi gjithashtu se ndihej e rraskapitur kur ushtrohej dhe mbante paruke, të cilat ajo tha se do të fillonin të rrëshqitnin dhe t’i hiqeshin nga koka kur ajo bënte ushtrime tepër të forta. Ajo shtoi:

Duhet të stërvitesha, por nuk mund të fokusohesha sepse isha më e shqetësuar për pamjen time. Ose si po më shkonin flokët dhe si t’i mbaja ato të ngjitura në lëkurën e kokës.

Doja Cat njoftoi fillimisht muajin e kaluar në Twitter se kishte bërë një operacion për të hequr një absces nga bajamet e saj. Në një varg postimesh, ajo shpjegoi se bajamet u infektuan përpara “Billboard Music Awards” ku ajo mori katër çmime për albumin më të mirë R&B, artisten më të mirë R&B, artisten më të mirë femërore R&B dhe këngën më të mirë virale. Duke ndarë detajet të operacionit, këngëtarja e “Kiss Me More” tha se po ndihej më mirë më pas.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65489 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE