COVID-19/ Sërish humbje jete, mbi 500 të infektuar në 24 orë!

vovalbania August 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
COVID-19/ Sërish humbje jete, mbi 500 të infektuar në 24 orë!

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e Covid-19 në vendin tonë për 24 orët e fundit, ku janë kryer 1318 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 538 persona.

Të infektuarit janë të ndarë në këto bashki: 184 në Tiranë, nga 52 qytetarë në Durrës, Fier, 25 në Vlorë, 24 në Sarandë, 23 në Lushnje, 18 në Divjakë, 17 në Kavajë, 16 në Berat, 15 në Shkodër, 14 në Kamëz, 11 në Himarë, nga 9 qytetarë në Vorë, Pogradec, 8 në Shijak, 7 në Mallakastër, 6 në Gramsh, nga 5 qytetarë në Dimal, Elbasan, Peqin, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Krujë, Patos, Përmet, nga 2 qytetarë në Kukës, Kurbin, Delvinë, Finiq, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Mirditë, Dibër, Selenicë, Tepelenë, Kolonjë, Poliçan.

Gjithsej janë 7,549 qytetarë aktivë në të gjithë vendin, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 28 pacientë.

Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 61-65 vjeç, një qytetare nga Lezha 83 vjeçe.

Janë shëruar 657 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 306,402 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (7 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 538
Të shëruar në 24 orë 657
Të shtruar në spitale 28
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1318

Testime totale 1,930,953
Raste pozitive 317,514
Raste të shëruara 306,402
Raste Aktive 7,549
Humbje jete 3,563

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,662
Fier 806
Durrës 665
Vlorë 543
Elbasan 398
Korçë 310
Gjirokastër 307
Berat 229
Shkodër 219
Lezhë 213
Dibër 147
Kukës 50

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64407 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE