Siguria në plazhe, sot në det vetëm mjetet lundruese të licencuara!

vovalbania August 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Siguria në plazhe, sot në det vetëm mjetet lundruese të licencuara!

Përgjatë gjithë vijës bregdetare të Vlorës ditën e sotme nuk është vërejtur asnjë mjet lundrues të qarkullojë në det, përveç atyre të licencuara.

Ditën e djeshme pronarët e 70 mjeteve lundruese kryesisht gomoneve kanë protestuar përpara drejtorisë së Policisë Kufitare, për marrjen e dokumentacioneve dhe daljen në det të mjeteve të tyre detare, pasi shumë prej tyre dispononin dokumenta të rregullta.

Policia Kufitare me tre-katër efektivë kanë bërë verifikimin e dokumentacioneve të gomoneve, dhe 15 mjete janë lejuar të bëjnë guida me turistë e pushues të huaj ose vendas, drejt ishullit të Sazanit e Karaburunit.

Në fakt ditën e sotme pronarët e mjeteve lundruese kanë qenë më të qetë, ndërsa dy punonjës të Policisë Kufitare që qëndrojnë në afërsi të Portit të Vlorës kanë bërë verifikimet e nevojshme.

Sot 20 mjete me pushues janë drejtuar për guida ose për të pushuar në gjiret e ishujve të Sazanit dhe Karaburunit.

Në këtë të dielë ka një fluks të shtuar të automjeteve dhe trafik pak a shumë të rënduar me pushues që i drejtohen jugut.

Vija bregdetare nuk ka lëvizje me mjete uji, ndërsa më përpara tragjedisë ka pasur një numër të lartë jet ski që lëviznin.

Pas tragjedisë që ndodhi në Potam, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia u përplas për vdekja nga një gomone e cila drejtohej nga Arjan Tase, ka pasur një numër të lartë kontrollesh në bregdetet shqiptare.

Shumë mjete ujore u bllokuan, për të shtuar sigurinë në plazhe.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65490 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE