Spiunazh e lidhje me Kremlinin, Kosova arreston gazetaren ruse Daria Aslamova!

vovalbania August 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Spiunazh e lidhje me Kremlinin, Kosova arreston gazetaren ruse Daria Aslamova!

Në veri të Kosovës, policia arrestoi shtetasen ruse, Daria Aslamova. Lajmin e konfirmon ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. Në një postim në Facebook, shkruan:

Shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar nën “petkun” e gazetares. Po ashtu, ka marrë pjesë në luftimet në Ukrainë, duke propaganduar pushtimin rus të vendit.

Në disa foto, Aslamova shihet me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe presidentin sirian, Bashar al-Assad, aleat i Vladimir Putinit. Sipas ministrit Sveçla, autoritetet e Kosovës kanë qenë në dijeni për veprimtarinë e saj, ndërsa bën të ditur se Aslamovas i ndalohet hyrja në shumë shtete.

Ajo u ndalua dhe po vazhdon puna e zyrtarëve përkatës, deri në zbardhjen e qëllimeve që ka patur. Tentiva e saj për të hyrë në vendin tonë, përveçse përkon me zhvillimet në veri të vendit, por dëshmon qartë edhe lidhjet e propagandën ruse, të cilës tashmë i është bashkuar Serbia, duke patur si qëllim, destabilizimin e Kosovës.

Sot, në pikë kalimin kufitar në veri të vendit është ndaluar Daria Aslamova. Shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka…

Posted by Xhelal Sveçla on Saturday, August 6, 2022

Ndalesa për të hyrë në Moldavi

Në vitin 2017, Daria Aslamovas iu ndalua hyrja në Moldavi. Në atë kohë, si gazetare punonte për median ruse, Komsomolskay Pravda dhe që njihet për qëndrimet pro-Kremlinit. Shërbimi moldav i Radios Evropa e Lirë, pati raportuar në atë vit, se shërbimet e sigurisë ia ndaluan, hyrjen pasi nuk arriti të justifikonte qëllimin e vizitës.

Presidenti moldav i kohës, Igor Dodon, i doli në mbrojtje kur deklaroi se Daria ndodhej në Moldavi që t’i merrte një intervistë atij, si kryetar i shtetit dhe kritikoi ashpër autoritetet e sigurisë për vendimin e para pesë viteve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE