Ilda Bejleri publikon foton e parë të vajzës së saj të porsalindur!

vovalbania August 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ilda Bejleri publikon foton e parë të vajzës së saj të porsalindur!

Ilda Bejleri është një nga prezantueset më të njohura për sa i përket emisioneve sportive në vendin tonë. Para pak muajsh moderatorja bukuroshe postoi një foto në rrjetin e saj social Instagram dhe zbuloi për herë të parë barkun e saj të rrumbullakosur. Ajo zgjodhi që ta konfirmonte shtatzëninë e përfolur prej muajsh nëpër media përmes një fotoje mjaft të bukur.

Ditën e sotme është konfirmuar se bukuroshja ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Siena. E vetëm pak më parë, Ilda ka vendosur ta publikoj portretin e vajzës së saj të porsalindur, duke postuar një foto të saj në Instagram, ku shkruan:

Nga dashuria me dashuri. Siera jonë është këtu.

Moderatorja asnjëherë nuk ka dashur të flasë për jetën private dhe megjithëse prej dy vitesh kishte pranuar që ishte e dashuruar, por nuk na tregoi asnjëherë cili është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën. Profili i tij mbetet i panjohur për publikun, teksa duket se edhe në ditët e saj më të ëmbla Ilda ka preferuar ta mbajë gëzimin vetëm për vete duke ndarë shumë pak me publikun.

Kujtojmë gjithashtu se para disa muajsh teksa Ilda drejtonte edhe një emision me tematikë me fëmijë dhe mama, e pyetur nëse do ta shihnim nënë së shpejti, përgjigja e saj na tregoi se nuk ishte në planet e afërta të prezantueses, por në momentin e duhur, megjithatë nuk e përjashtoi si mundësi që jeta mund t’ja sjellë si surprizë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE