Dafina Zeqiri na tregon se është një ‘mama’ shumë e përkushtuar!

vovalbania August 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dafina Zeqiri na tregon se është një ‘mama’ shumë e përkushtuar!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë të veçanta. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Shpesh, bukuroshja është aktive me postime në rrjete sociale ku ndan me ne mjaft momente nga përditshmëria e saj. Së fundmi Dafi na ka treguar se është një ‘mama shumë e devotshme’. Por jo e një fëmije, por e maces e saj që e trajton fiks si një foshnjë. Teksa ka ndarë me ne disa video ku shfaqet duke e mbajtur në krah teksa katërputroshi i saj shikon televizor, artistja na i ka bërë me të vërtetë ‘sytë zemra’.

Sillet si një fëmijë. Duke parë televizor me mamin

Kafshët janë padyshim qenie që falin dashuri pa kushte edhe pse nuk mund të flasin, e tregojnë sa të duan me anë të veprimeve të tyre. Katërputroshat më të preferuar dhe që mund të mbahen në shtëpi janë qentë dhe macet, por të na falin ‘dog lovers’ pasi sot do t’ju kushtojmë vëmendje këtyre të fundit.

Dita Ndërkombëtare e Maceve është sot, më 8 gusht dhe TAR në një karusel fotografish ju tregon disa nga personazhet publike që kanë një dashuri të madhe për katërputroshat dhe e tregojnë vazhdimisht në rrjete sociale!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 58473 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE