Për ju që keni fëmijë e dini mirë sa shpesh i merr uria kur janë në plazh, por ka një zgjidhje për këtë!

vovalbania August 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për ju që keni fëmijë e dini mirë sa shpesh i merr uria kur janë në plazh, por ka një zgjidhje për këtë!

Në udhëtimet tona në plazhe nuk kemi nevojë vetëm për krem kundër diellit dhe një peshqir, veçanërisht nëse kemi fëmijë, të cilët luajnë në det dhe u hapet oreksin e për pasojë kanë nevojë për ushqim shtesë. Pra, në çantat e plazhit duhen edhe disa Snacks, të cilat përveç frutave duhet t’i mbushim edhe me ushqime që mund të hahen pa preparate të veçanta dhe pa pasur nevojë për enë kuzhine.

Shumë njerëz zgjedhin ta marrin ushqimin e tyre me vete në plazh. Nëse edhe ju planifikoni të merrni ndonjëherë ushqim me vete kur jeni me pushime, duhet të keni parasysh se çfarë të shmangni. Nutricionistja Kirsten Hickman tregon se jo të gjitha ushqimet janë të përshtatshme për një vakt buzë detit.

“Ushqimi më i keq që mund të merrni në plazh është ushqimi dehidratues. Nëse e kaloni pjesën më të madhe të ditës në vapë, nën diell, gjëja e fundit që dëshironi janë ushqimet që e përkeqësojnë dehidratimin”, – thotë ajo dhe më pas tregon se cilat janë ushqimet më të këqija për t’i marrë me vete në plazh. Njihuni me to duke klikuar në këtë link. 

Po kalojmë ditët më të nxehta të vitit, me temperatura deri në 40 gradë Celcius, që duket se do të zgjasin deri në fillim të gushtit. Në periudha të tilla duhet të pimë sa më shumë lëngje dhe shumë prej nesh mendojnë se një ose disa birra mund të jenë ilaçi më i mirë për të zbutur efektet e temperaturave ekstreme.

Megjithatë, konsumimi i alkoolit mund të jetë i dëmshëm nëse qëllimi është të mbajmë trupin të hidratuar. Të paktën kështu shprehet Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), sipas CNN. Rekomandimi i CDC është i qartë, duhet të qëndroni larg pijeve alkoolike ose me shumë sheqer, pasi ato ju bëjnë të humbni më shumë lëngje trupore. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45290 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE