Mësohet gjendja e aktores Anne Heche pas aksidentit të rëndë me makinë!

vovalbania August 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mësohet gjendja e aktores Anne Heche pas aksidentit të rëndë me makinë!

Anne Heche vazhdon të jetë e shtruar në spital dhe në kujdesin intensiv, pasi automjeti që ajo po ngiste u përplas me një rezidencë në Los Angeles të premten dhe u përfshi nga flakët. Gjendja e aktores thuhet të jetë “e qëndrueshme”, pas aksidentit në të cilin ajo hyri me automjet në një shtëpi në Los Angeles, duke i shkaktuar vetes lëndime të rënda djegieje, si dhe duke dëmtuar shtëpinë e cila është bërë “e pabanueshme”.

Departamenti i Zjarrfikësve të Los Angeles ka njoftuar në një deklaratë se u deshën 59 zjarrfikës për të shuar zjarrin për më shumë se një orë. Automjeti i saj po udhëtonte me shpejtësi të madhe kur doli nga rruga dhe u përplas me një banesë, ka thënë për “CNN”, Jeff Lee, Zyrtari i Informacionit Publik të Policisë së Los Angeles.

Heche, e cila ishte në gjendje kritike, u dërgua në një spital nga ekipi paramjekësor i Departamentit të Zjarrfikësve. Në një deklaratë, Heather Duffy Boylston, shoqja dhe partnerja e podcastit e Heche ka thënë:

Anne aktualisht është në gjendje të qëndrueshme. Familja dhe miqtë e saj kërkojnë mirëkuptimin dhe lutjet tuaja dhe të respektoni privatësinë e saj gjatë kësaj kohe të vështirë.

Heche, së fundmi luajti në filmin aksion “13 Minutes”, në të cilin ajo luajti së bashku me Thora Birch, Amy Smart dhe Will Peltz. Ajo kaloi një divorc publik në janar 2018 nga ish-bashkëshorti i saj, James Tupper. Çifti ishte së bashku për 10 vjet dhe kanë një djalë, Atlas. Ajo ishte e njohur edhe për romancën e saj me Ellen DeGeneres në vitet 1990.

Marrëdhënia e saj romantike me Ellen DeGeneres në fund të viteve ’90 rezultoi në një vëmendje intensive mediatike në atë kohë. Në një intervistë të vitit 2021 me Page Six, Heche tha se ndihej në “listën e zezë” pasi doli në publik me lidhjen e tyre. Heche është shfaqur në seriale të shumta televizive kohët e fundit, duke përfshirë “The Brave”, “Quantico” dhe “Chicago PD”. Ajo ka disa projekte aktrimi aktualisht në post-produksion, sipas profilit të saj në IMDB.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48393 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE