Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes përditëson informacionet: 5 vatra aktive!

vovalbania August 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes përditëson informacionet: 5 vatra aktive!

Ministria e Mbrojtjes ka përmenduar se cilat janë vatrat aktive më problematike në vendin tonë.

Kushtet atmosferike, era e fortë në disa raste po vështirësojnë punën e forcave operacioneve në terren në përballje me zjarret.

Problematike është situata në fshatin Dushkarak në bashkinë Selenicë, ku po ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcës Ajrore.

“U bëjmë thirrje banorëve që janë pranë vatrave të zjarrit të evakuohen në rast se kjo u kërkohet nga autoritetet.

Nga toka dhe nga ajri po punohet edhe në fshatin Mal Bardhë, në Kurbin. Efektivë të FA janë angazhuar për shuarjen e flakëve në fshatin Vilzë e Bërdicë të Shkodrës, apo edhe në Lam i madh, Bashkia Mat”, sipas ministrisë.

“Kushtet atmosferike, era e fortë në disa raste po vështirësojnë punën e forcave operacioneve në terren, në përballje me zjarret. Problematike është situata në fshatin Dushkarak në bashkinë Selenicë, ku po ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcës Ajrore. U bëjmë thirrje banorëve që janë pranë vatrave të zjarrit të evakuohen në rast se kjo u kërkohet nga autoritetet. Nga toka dhe nga ajri po punohet edhe në fshatin Mal Bardhë, në Kurbin. Efektivë të FA janë angazhuar për shuarjen e flakëve në fshatin Vilzë e Bërdicë të Shkodrës, apo edhe në Lam i madh, Bashkia Mat”, thuhet në njoftim.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 58947 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE