Bora Zemani na zbulon ‘punën’ e saj dhe do të shkriheni së qeshuri!

vovalbania August 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bora Zemani na zbulon ‘punën’ e saj dhe do të shkriheni së qeshuri!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

Postimet e saj në rrjete sociale gjithmonë bëhen virale dhe pëlqehen nga ndjekësit, ashtu si ka ndodhur me një nga postimet më të fundit të prezantueses. Bora ka shpërndarë një ‘video’ TikTok-u, ku me anë të një ‘voice over’ në gjuhen angleze, teksa imiton fjalët na ka zbuluar ‘punën’ e saj.

Çfarë pune bën për të jetuar? Oh, unë marr frymë, marr shumë…

Sa nga ju janë ‘kolegë/e’ të Borës?

Top Channel po sjell projekte nga më të ndryshme televizive që i kanë mbajtur njerëzit të ‘gozhduar pas ekranit’. Pas ‘Big Brother VIP’ që padyshim ishte aq i suksesshëm sa jehona e personazheve vazhdon edhe sot, sektori i spektaklit dhe argëtimit është mbuluar më së miri edhe nga programe të të tjera si ‘Kepi i Tundimeve’ apo ‘Për’Puthen’. E në gjithë këto prodhime, një tjetër spektakël do të nisë shumë shpejt dhe bëhet fjalë pikërisht për ‘Dancing with the Stars’.

Para pak kohësh ishte Sara Hoxha, ku në një nga intervistat e saj të rralla na tregoi për projektet e ardhshme nga ana profesionale. Për herë të parë zbuloi rikthimin e një projekti shumë të madh në Shqipëri, i cili është spektakli ‘Dancing with the Stars’. Vetëm pak më parë është publikuar promo në rrjete sociale, duke treguar kështu se do të nisë shumë shpejt dhe gjithashtu pas shumë aludimeve është konfirmuar se prezantuesja e këtij sezoni do të jetë Bora Zemani, e cila shfaqet dhe në promo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE