Partizani pa trajner, largohet Dritan Mehmeti!

vovalbania August 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Partizani pa trajner, largohet Dritan Mehmeti!

Partizani mbetet pa trajner. “Të kuqtë” njoftuan ndërprerjen e bashkëpunimit me Dritan Mehmetin, pas një takimi që tekniku pati me drejtuesit e lartë të klubit të futbollit. Nuk jepen shumë detaje për arsyen e largimit të Mehmetit, por kuptohet që gjithçka vjen pas dështimit të Partizanit, për të kaluar qoftë një raund në Conference League.

Largimit të Mehmetit, duket se “vulën” ia vuri humbja e fundit 3-0 me Bylisin, që edhe pse thjesht një miqësore, ishte shumë domethënëse për klimën aspak premtuese në klubin e kuq. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e presidentit Demi, më pak se dy javë nga fillimi i Kampionatit.

Njoftimi i Partizanit:

Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Dritan Mehmeti. Në prag të startit të kampionatit, drejtuesit dhe trajneri Mehmeti kanë zhvilluar një takim, në përfundim të të cilit palët kanë vendosur të ndahen miqësisht dhe të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.

Partizani falënderon Dritan Mehmetin për punën dhe kontributin e dhënë përgjatë gjithë periudhës si pjesë e klubit dhe së fundmi në drejtimin e ekipit të parë, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64366 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE