Snapchat në ditët më të këqija, planifikohet largimi i punëtorëve nga puna!

vovalbania August 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Snapchat në ditët më të këqija, planifikohet largimi i punëtorëve nga puna!

Snapchat është në fazën e largimit të punëtorëve nga puna, kjo sipas dy burimeve që janë në dijeni me planet e kompanisë. Shkurtimet e planifikuara vijnë pasi kompania së fundmi dha rezultate zhgënjyese të të ardhurave dhe se nuk parashikoi të ardhura për tremujorin e tretë, lajm ky i cili çoi në rënie të çmimit të aksioneve në nivelet më të ulëta të të gjitha kohërave. Mbetet e paqartë se sa nga 6,000 punëtorët e Snapchat do të largohen nga puna, pasi menaxherët në të gjithë kompaninë ende janë duke planifikuar shtrirjen e plotë të shkurtimeve për ekipet e tyre.

Russ Caditz-Peck, një zëdhënës i Snapchat, nuk pranoi të komentojë mbi rastin. Biznesi i Snapchat është dëmtuar kohët e fundit në dy fronte kryesore. I pari është prezantimi nga Apple i kërkesës “Ask App Not to Track”, të cilin një shumicë e vlerësuar e pronarëve të iPhone kanë zgjedhur “Po” për ta bërë më të vështirë për kompanitë si Snapchat për ta zbatuar në mënyrë sa më efektive të targetojnë reklamat e tyre. Faktori i dytë është rënia më e gjerë ekonomike që ka ndëshkuar veçanërisht çmimet e aksioneve të Snapchat dhe kompanive të tjera që “djegin para”.

Snapchat ka qenë fitimprurës vetëm në një tremujor që kur doli në publik në 2017. Hera e fundit që Snapchat kishte bërë largime nga puna ishte viti 2018, kur ende ishin në “lëkundje” nga ri-dizajni i keq. Që atëherë baza e përdoruesve është ngritur në 347 milionë përdorues ditor, duke e kaluar Twitter-in. Rikujtojmë, se Snap, Inc., kompania që qëndron pas aplikacionit që pëdoret jashtëzakonisht shumë nga të rinjtë Snapchat, ka njoftuar së fundmi se ka filluar të nxjerrë në treg Snapchat+, një koleksion funksionesh ekskluzive, eksperimentale dhe para-publikuese të disponueshme në Snapchat për 3,99 USD/ muaj.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 54529 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE