Tesla në “garë” me Toyota-n?!

vovalbania August 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tesla në “garë” me Toyota-n?!

Tesla po përgatitet që të rrisë prodhimin, teksa drejtori ekzekutiv i kompanisë Elon Musk u tha aksionarëve se kompania e makinave elektrike po synon prodhimin e 20 milionë makinave të reja në vit. Shefi i Tesla tha se numri i prodhimit mesatar nga çdo fabrikë do të rritet nga numri aktual prej 1.5 milion makina, në 2 milionë makina në vit. Objektivi i ri do të thotë që të paktën 10 nga fabrikat e kompanisë do të duhet që të operojnë dhe kur mesatarja e prodhimit do të rritet në 2 milionë, atëherë shifra e prodhimit vjetor do të shkojë në 20 milionë makina të reja të prodhuara në vit.

Toyota, kompania më e madhe e makinave në botë, gjatë vitit 2021 kishte shitur rreth 10.5 milionë makina me Volkswagen që zuri vendin e dytë me 9.3 milionë shitje të raportuara. Tesla gjatë vitit 2021 kishte raportuar 936,000 makina të reja të prodhuara. Musk bëri të ditur se dy fabrikat e reja të Tesla me vendndodhje në Gjermani dhe Teksas po punonin rreth zgjidhjes së disa problemeve të vogla, pavarësisht se të dyja kishin një normë të prodhimit të 1.5 milion makinave.

Elon shtoi se:

Nëse çdo gjë shkon sipas planit, nga viti 2022 do të dalim me një normë vjetore prej 2 milionë makina.  Çelësi i përfitimit afatgjatë të Tesla-s është prodhimi i saj.

Ndërkaq, kur është fjala për makina elektrike, Volkswagen Group në gjashtë muajt e parë të vitit, prapa vetes ka lënë dy rivalët e mëdhenj, Stellantisin dhe Teslan. Stellantis gjithashtu ka arritur një rezultat të mirë, duke marrë parasysh se i është ofruar mjaft prodhuesit gjerman dhe me shitje ka tejkaluar edhe Teslan. Volkswagen në Evropë në gjashtëmujorin e parë të vitit ka arritur t’i shpërndajë makinat e porositura, teksa Stellantis u rëndit në vendin e dytë me 105.413 makina elektrike të porositura.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 55497 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE