Greqia mbyll kapitullin e vështirë, “lamtumirë” mbikëqyrjes së shtuar europiane!

vovalbania August 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Greqia mbyll kapitullin e vështirë, “lamtumirë” mbikëqyrjes së shtuar europiane!

Pas 10 ditësh, pra në datën 20 gusht, Greqia do të largohet nga e ashtuquajtura “Kornizë e Mbikëqyrjes së Shtuar” e Bashkimit Europian. Njoftimin e konfirmoi sot Ministria e Financave në Athinë. Tashmë, kjo lëvizje do t’i lejojë autoritetet në vendin fqinj që të kenë liri më të madhe në krijimin e politikave ekonomike.

Kujtojmë se përmes kësaj kornize, zhvillimet dhe politikat ekonomike të Greqisë janë monitoruar nga blloku, që nga viti 2018, pasi Athina zyrtare doli nga tre paketat ndërkombëtare të shpëtimit nga kriza financiare. Këto ndihma ishin në vlerë prej mbi 260 miliardë eurosh, para’ që Greqia mori nga Bashkimi Europian, si dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN në mesin e viteve 2010 e 2015. Duke veçuar rëndësinë e madhe të këtij momenti, ministri grek i Financave, Christos Staikouras, deklaroi:

Pas 12 vjetësh… një kapitull i vështirë për shtetin tonë po mbyllet. Greqia i rikthehet normalitetit europian dhe nuk do të jetë më një përjashtim në Eurozonë.

Staikouras vuri në dukje se Athina ka përmbushur një sërë kriteresh e reformash dhe largimi nga korniza europiane është konfirmuar përmes një letre, fillimisht nga zëvendëspresidenti i Komisionit të Bashkimit Europian, Valdis Dombrovskis e po ashtu nga komisioneri i BE-së për Ekonominë, Paolo Gentiloni.

Që nga koha kur doli nga paketat e shpëtimit, katër vjet më parë, shteti grek u var krejtësisht nga tregjet për financimin e nevojave të tij. Ndërkohë, “Korniza e Mbikëqyrjes së Shtuar” kishte për qëllim që Greqia të vazhdonte zbatimin e masave që do të parandalonin vështirësitë ekonomike, por edhe realizimin e reformave strukturore, të cilat kanë për synim rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 55048 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE