Si rrallëherë, Klea Huta poston me bikini dhe duket thjesht e mahnitshme!

vovalbania August 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si rrallëherë, Klea Huta poston me bikini dhe duket thjesht e mahnitshme!

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm.

Teksa në postimet e saj më të fundit ka treguar se ndodhet me pushime në jugën e Shqipërisë, disa minuta më parë si rrallëherë, bukuroshja postoi në Instastory-n e saj një foto ku shfaqet me bikini dhe mund të themi me plot gojë edhe pse tanimë mama, prezantuesja na mahniti me format e saj.

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid.

Në festën e ditëlindjes së djalit të tyre, i cili festoi dy vjetorin para pak kohësh, Elgiti vendosi ti bëjë një surprizë Kleas. Edhe pse shumë vite me njëri-tjetrin dhe prindër të një fëmije, producenti vendosi ta propozojë për herë të parë për martesë partneren e tij të zemrës në festën e ditëlindjes së djalit të tyre.

Në një intervistë të bërë së fundmi, Elgiti ka treguar më shumë mbi këtë propozim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48586 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE