“Bëhem shumë nervoze”, Iva Tiço flet për jetën e saj private dhe vështirësitë me bashkëshortin

vovalbania August 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Bëhem shumë nervoze”, Iva Tiço flet për jetën e saj private dhe vështirësitë me bashkëshortin

Gazetarja e njohur, Iva Tiço, ka treguar prej kohësh se është në një lidhje dashurie me një partner të huaj. Megjithatë ajo ka vendosur ta mbajë partnerin e saj larg syrit të medias duke mos e zbuluar identitetin e tij.

Së fundmi ajo ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”, ku ajo u pyet nëse ka pasur vështirësi në komunikim me partnerin, duke marrë parasysh se ai nuk është shqiptar.

“A ka qenë i vështirë komunikimi me bashkëshortin në fillim (jo në shqip)?”, e pyet ndjekësja.

Iva Tiço zbuloi në përgjigjen e saj se komunikimi me bashkëshortin e saj është ende i vështirë, duke marrë parasysh natyrën e saj.

“Është akoma i vështirë, sidomos për një natyrë si e imja që i kam gjërat të lidhura me të folurën, komunikimin (binjakët) dhe që i kushtoj vëmendje gjë ngjyresave të fjalëve herë pas here bëhem shumë nervoze kur nuk e them dot me fjalë atë që kam në mendje në gjuhën tonë, anglisht me ndonjë fjalë shqipe nëpër të”, shkruan gazetarja e njohur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64425 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE