‘Sinjalet miks’ në një marrëdhënie, çfarë duhet të dini nëse sapo keni filluar të shoqëroheni me dikë!

vovalbania December 11, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Sinjalet miks’ në një marrëdhënie, çfarë duhet të dini nëse sapo keni filluar të shoqëroheni me dikë!

‘Sinjalet miks’ në një marrëdhënië tregojnë një moskoherencë midis asaj që thuhet dhe mënyrës sesi dikush sillet. Nëse personi me të cilin po takoheni thotë se është vërtet i dashuruar me ju dhe kënaqet duke folur me ju, por më pas atij i duhen dy javë për t’iu përgjigjur mesazhit, ky është një ‘sinjal miks’. Në mënyrë të ngjashme, nëse partneri thotë se po kërkon diçka diskrete, por më pas ju mban gjithmonë dorën kur jeni bashkë në publik, edhe kjo është gjithashtu një ‘sinjal miks’.

Ekzistojnë dy elementë kryesorë që përcaktojnë sinjalet miks, të cilat janë shfaqja e paqëndrueshme e interesit ose dashurisë dhe komunikimi i dobët. Fjalët e tyre nuk përputhen me sjelljen dhe janë të paqartë ose të papërgjegjshëm. ‘Sinjale miks’ në një marrëdhënie të re janë gjithashtu kur nuk ata janë pak si ‘shumë’ komod me ish-in e tyre, kur thonë se mezi presin t’ju shohin përsëri, por janë shumë të zënë me gjëra të tjera. Ata nuk flasin shumë, por presin nga ju. Nuk duan të tregojnë dashuri në publik, por nuk e kanë problem ta bëjnë këtë kur jeni vetëm.

Dr.John dhe Julie Gottman, çifti i famshëm i psikologëve që janë martuar prej 35 vitesh dhe kanë studiuar mbi 40,000 çifte kanë zbuluar se cili është sekreti i një marrëdhënieje të qëndrueshme dhe të lumtur. Hulumtimi i tyre i ka mësuar ata të kuptojnë se kur fillojnë barrierat bazë midis dy partnerëve.

Në një nga kërkimet e tyre, të dy arritën të parashikonin me 94% saktësi nëse një çift do të kishte një të ardhme së bashku, vetëm duke i vëzhguar për 15 minuta. Sipas gjetjeve, ka një gjë që çiftet që janë mirë së bashku nuk e bëjnë kurrë dhe kjo është mungesa e vlerësimit. Kjo veçori mund të shkatërrojë një marrëdhënie, sipas ekspertëve. Thënia “faleminderit” ndihmon, si dhe mos e konsideroni njëri-tjetrin si të mirëqenë. 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48741 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE