Meta: Projekti për ndërtimin e Portit të Durrësit, aferë korruptive!

vovalbania August 11, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Meta: Projekti për ndërtimin e Portit të Durrësit, aferë korruptive!

Nga qyteti i Durrësit, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza për ndërtimin e Portit të Durrësit, sipas së cilit është një aferë korruptive e që thotë se nuk përfitojnë qytetarët e Durrësit dhe as ekonomia e Durrësit. Për Metën, Rama ka shpikur termin ‘investitor strategjikë’, për t’iu dhënë njerëzve krah tij për të marrë asetet më të mira publike.

 “Ju e dini sa po vuajnë sipërmarrësit e ndershëm në Durrës dhe gjithë Shqipërinë dhe shikoni si papritur shpiken investitorë strategjike duke marrë asetet më të mira publike dhe falë vendimeve selektive, favorizuese në dëm të konkurrencës nga vetë qeveria dhe kryeministri.

Kemi aferën e portit që do ta quaja unë, një aferë që është kundërshtuar nga opinionin për shkak të transparencës, por edhe nga BE sepse bie në kundërshtim me marrëveshjen e stabilizimit associmit. Kjo marrëveshje bën të Qartë që të gjitha marrëveshjet e tilla duhet të bëhen në bazë të konkurrencës dhe jo eliminimit të konkurrencës

Këtu kemi të bëjmë me një aferë shumë të qartë, me një arrogancë dhe brutalitet nga i cili nuk përfitojnë qytetarët e Durrësit dhe as ekonomia e Durrësit. I ftoj qytetarët që të jenë të kujdesshëm”, tha Meta.

Ilir Meta, në takimin me strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë në Durrës u ndal tek importi i bananeve dhe rastet e shumta ku është zbuluar se fshihej kokainë në kontenierët me banane që vijnë në port. Ndër të tjera theksoi se Durrësi është viktimë e korrupsionit dhe ndodhet nën presionin e grupeve mafioze.

“Në zgjedhje Durrësi përjetoi si rrallë zona të tjera në Shqipëri një presion të jashtëzakonshëm të mafies qeveritare dhe grupeve të tjera mafioze, të cilat duan ta mbajnë Shqipërinë dhe Durrësin nën pushtetin e tyre të frikësimit, korrupsionit, drogës, që jemi dëshmitarë të gjithë për suksesin e jashtëzakonshëm të importit të bananeve.

Unë besoj që Durrësi që është viktima e dytë më e madhe e korrupsionit, betonizimit, pastrimit të parave pas Tiranës Ka shumë arsye jo vetëm për të reaguar, për të zgjuar qytetarinë, për të mbrojtur komunitetin, familjen dhe vlerat e saj, por edhe të ardhmen, sepse është qytet që ka vuajtur nga një pasiguri e madhe. Ne e dimë se pasojat e tërmetit erdhën nga korrupsioni. E dinimin që Durrësi është rajon me probleme serioze nga pikëpamja sizmiologjike. Ne e dimë që një pjesë e ndërtesave që u shkatërruan, dhe për fat të keq pati viktima, erdhi si pasojë e korrupsionit”, tha Meta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 55520 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE