Paralajmërimi i Metës: Në shtator fillon përgatitja për krijimin e një qeverie teknike

vovalbania August 11, 2022 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Paralajmërimi i Metës: Në shtator fillon përgatitja për krijimin e një qeverie teknike

Në një konferencë për mediet ditën e sotme, Ilir Meta ka paralajmëruar se në shtator do të fillojë përgatitjet për krijimin e një qeverie teknike. Ai theksoi se Partia e Lirisë duhet t’i dalë për zot çështjes së negociatave pasi sipas tij, nga ana e qeverisë nuk do të ndërmerret asnjë hap.

Për sa i përket rezultateve të Këshillimit Kombëtar, pyetësorit të realizuar nga qeveria disa muaj më parë, Meta tha se do të shkojnë të djegësat, duke ju referuar inceneratorëve. Ai i mëshoi sërish idesë së referendumit. Do të jetë pikërisht populli ai që do ta realizojë, sipas kreut të Partisë së Lirisë.

Meta: Lidhur me këtë iniciativë kam një kundërshtim shumë serioz, se në shtator do punojmë për një qeveri teknike se duhet ti dalim për zot çështjes së negociatave.

Ato produktet e këshillimit kombëtar do shkojnë te djegësit sepse nuk ekzistojnë, së dyti do të behët çdo gjë që referendumi të jetë i zbatueshëm, këtë të drejtë kushtetuese zoti Haxhinasto do të koordinojë përpjekjet e tij me gjithë faktorët e tjerë. Nëse zgjidhet që në shtator, një gjë e mrekullueshme, por në çdo rast kjo është një imperativë e kohës, madje jemi të vonuar, në mënyrë që ti mbajmë shqiptarët këtu dhe të kthejmë ata që kanë humbur besimin tek shteti i së drejtës.

Kemi potencial edhe më shumë se Zvicra se kemi dy dete, por do bëhemi si Zvicra kur të zbatojmë referendumin. Reflektuan tani këta të maxhorancës? Shumë mirë, por edhe nëse nuk reflektojnë se kanë tmerre nga referendumi e sovrani, jo gjë vetëm do përshpejtojë zgjedhjet e përgjithshme dhe do sjellë një shumicë shumë të fortë për të filluar me garantimin e referendumit dhe referendumeve. Me këtë çështje do merremi në mënyrë të vazhdueshme.

Do ta bëjë populli shqiptar me hir dhe me pahir sepse e ka vendos vetë dhe nuk e mohon dot njeri, për këdo që do bëhet pengesë, referendumi do jetë shpata e Demokleut, jo vetëm ndaj kësaj qeverie se kjo është e ikur, por dhe të çdo qeveri që do vijë që do guxojë të sillet si kjo qeveri.

Ish-Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla lidhur me deklaratën e djeshme. Balla deklaroi dje se në shtator do të miratohen të gjitha ndryshimet për të rishikuar certifikatën e pastërtisë, pas debateve për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Meta iu përgjigj me nota ironie deklaratës së kreut të grupit të PS teksa shtoi se Parlamenti mund të mblidhet që sot. Ai madje akuzoi Ballën se në kohën kur Meta ishte presidenti, kreu i grupit të PS-së ka urdhëruar dhe ka garantuar mbrojtje për një bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit.

Meta: Bravo. Tao Tao është një njeri vërtet që na shton edhe humorin, pavarësisht se përfshirjet e tij me grupe kriminale kanë sjellë shumë drama dhe probleme. Aq sa dhe partia e tij e spostoi nga Elbasani ku ai ka përgjegjësi të rëndë për atë që ndodhi. Lidhur me këtë iniciativë kam një kundërshtim shumë serioz. Nenë shtator kemi punë të tjera, do të punojmë për një qeveri teknike sepse duhet t’i dalim për zot edhe çështjes së negociatave. Parlamenti të mblidhet që tani meqë ishte tromaksur edhe zonja Lindita e Parlamentit. të mblidhet që sot por Tao Tao duhet t’i thotë shefit të tij që në Greqi për shkak që ishte bërë një përgjim i parregullt ndaj një kryetari të një partie dha dorëheqjen drejtori i shërbimit informativ, sekretari i përgjithshëm dhe doli kryeministri bëri autokritikë të thellë. Në rastin e Tao Taos situata është shumë dramatike për shefin e tij. Për arsye se është 1000% e provuar se këtu ka ndodhur një cenim i rëndë i rendit kushtetues ku provohet se në kohën që Ilir Meta ka qenë President i Republikës shefi i Tao Taos ka urdhëruar dhe ka garantuar mbrojtje bashkëpunëtorit të sigurimit të shtetit N.L dhe një ish X-i A.H të cilët në bashkëpunim edhe me persona të tjerë kanë manipuluar në mënyrë të qartë dhe të trashë dosjen e ndjekjes së qytetarit F.T, i cili është edhe shtetas amerikan. Nëse nuk tromakset sërish Lindita me këto histori të jeni të sigurt se do habiten shumë kongresmenët senatorë atje, se si tentohet të manipulohet në mënyrë kriminale dosja e ndjekjes së një të riu në atë kohë 19 vjeç dhe sot një qytetar i lirë amerikan./ABC

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45377 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE