Begaj vijon traditën, vizita e parë zyrtare në Kosovë!

vovalbania August 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Begaj vijon traditën, vizita e parë zyrtare në Kosovë!

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj shumë të hënën nis vizitën e tij të parë jashtë vendit dhe do të jetë pikërisht Kosova. Ashtu siç është tashmë traditë e krerëve të shtetit shqiptare, edhe Bajram Begaj ka zgjedhur Prishtinën si kryeqytetin e parë për vizitë zyrtare 3 javë nga marrja e detyrës.

Lajmi është dhënë edhe nga Kuvendi i Kosovës, i cili në një njoftim për media, ka bërë me dije se të hënën e 15 gushtit krye parlamentari kosovar Glauk Konjufca, do të presë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Begaj do të takohet në Prishtinë me krerët e shtetit dhe të politikës atje.

Kujtojmë se Bajram Begaj mori detyrën më 24 korrik përmes betimit në Kuvend dhe ceremonisë në Presidencë. Begaj mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, Begaj u zgjodh President i ri i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim (83 deputetë morën pjesë në votim).

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 42274 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE