Imitoi skenën ku i ranë të fikët, Fifi bën për ‘ujë të ftohtë’ fansin në koncert!

vovalbania August 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Imitoi skenën ku i ranë të fikët, Fifi bën për ‘ujë të ftohtë’ fansin në koncert!

Fifi është një artiste shumë e pëlqyer dhe e klikuar nga audienca që shpesh merr vëmendje me muzikën e saj, por gjithashtu dhe për jetën personale. Së fundmi, Fifi ka qenë shumë e përfolur edhe për lidhjen e saj me Adis Patushin (i njohur në publik edhe si ish-partneri i modeles Adrola Dushi me të cilën ka dhe një djalë të vogël të quajtur Troi).

Përpos, jetës private Fifi është shumë e përfolur padyshim edhe për muzikën e mirë që lançon. Teksa sezoni veror dihet se është shumë i ngarkuar me koncerte për këngëtarët edhe për një artiste si Fifi, të tilla aktivitete kanë qenë të shumta. Së fundmi në një nga koncertet e saj, i ka ndodhur një situatë shumë e pakëndshme me një nga fansat e saj.

Teksa, një prej tyre ka imituar skenën ku i ranë të fikët gjatë eksperiencës në ‘BBV’, bukuroshja e bëri ndjekësin në koncert për ‘ujë të ftohtë’.

Nuk jam rrëzuar sepse kam dashur. Po të kisha dashur të rrëzohesha për ‘show’ kisha bërë tjetër gjë. Nuk jam rrëzuar për ‘show’ dhe unë po e këndoj këtë këngë për ty.

Menjëherë më pas, Fifi ka kënduar këngën e famshme  ‘O lulija jonë me limona’.

Prej shumë vitesh tashmë Fifi është shpërngulur nga Kosova në Shqipëri për të vazhduar jetesën dhe karrierën e saj muzikore. Vetëm pak ditë më parë artistja ka postuar në Instastory një kërkesë ndaj Presidentit, Kryeministrit, Kryetarit të Bashkisë dhe Ministres së Kulturës së Shqipërisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48480 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE