Einxhel i publikon Dagz ‘video-n’ teksa performon këngën e ‘treshes fantastike’ dhe nuk po mbajmë dot të qeshurat!

vovalbania August 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Einxhel i publikon Dagz ‘video-n’ teksa performon këngën e ‘treshes fantastike’ dhe nuk po mbajmë dot të qeshurat!

Moderatorja e njohur dhe ish-konkurrentja e shumëpërfolur e “BBV”, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë duke shijuar ditët më të lumtura të tyre që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Dyshja e dashuruar shihen gjatë gjithë kohës në shoqërinë e njëri tjetrit dhe këtë gjë e kanë vërtetuar shpesh me postimet nëpër rrjetet e tyre sociale.

Si ka ndodhur dhe pak më parë, ku teksa Einxhel ka shpërndarë një ‘video’ në TikTok ku shfaqet në makinë me Dagz dhe ky i fundit performon dhe këndon këngën që është bërë virale kudo nga bashkëpunimi i siç i quajmë ne ‘treshja fantastike’, Capital T, Anxhela Peristeri dhe Mandi. Postimi është pëlqyer shumë nga ndjekësit e çiftit dhe nuk kanë faj pasi performanca e Dagz është shumë ‘funny’.

@einxhel_shkira

Yalla Habibiiii @Arbër Gumnishta ❤️‍🔥❤️‍🔥❤️‍🔥He got some moves tho🤪😅😍 #einxhelshkira #djdagz #einxheldagz #fyp #habibi

♬ Habibi – Capital T & Anxhela Peristeri & Mandi

Së fundmi Einxhel është aluduar për një shtatzani të mundshme, të cilën bukuroshja dhe partneri i saj, Dj Dagz e kanë mohuar. Deri më tani Einxhel ka reaguar disa herë në rrjete sociale, duke ironizuar aludimet për të ama duket se u ndal me aq. Duket se kjo situatë e ka acaruar Einxhelin, pasi së fundmi ka reaguar ashpër ndaj kësaj çështje.

Së fundmi Einxhel ka postuar disa foto me ‘vello nusërie’ dhe fansat nuk mund të mos komentonin. Në foto ku bukuroshja kishte një vello të bardhë në kokë, fansat e komplimentuan Einxhel për pamjen e saj, teksa kishte edhe nga ata që i uronin të martohet sa më shpejt.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48145 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE