Ulet numri i lindjeve, INSTAT: Tkurret popullsia!

vovalbania August 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ulet numri i lindjeve, INSTAT: Tkurret popullsia!

Numri i lindjeve në vend është ulur krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, por po ashtu është ulur edhe numri i vdekjeve. Kështu, Shqipëria u rrit me 468 persona gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, ndërkohë që gjatë tremujorit të parë pati një tkurrje prej 1.700 banorësh të popullsisë, sipas INSTAT.

Në tremujorin e dytë të këtij viti ka 14,8 % më pak lindje në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë, me një shifër prej 5.384 foshnjash të lindura. Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 1.940 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 85 lindje.

Edhe numri i vdekjeve ka shënuar rënie 19,4% krahasuar me të njëjtën periudhë gjatë viti 2021. Qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi me 97 vdekje gjatë këtyre 3 muajve, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.119 vdekje.

Këto të dhëna nuk marrin parasysh lindjet dhe vdekjet e emigrantëve që jetojnë jashtë vendit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48385 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE