Muaji i mjaltit i Ben Affleck ishte një ‘cunami’ për aktorin dhe kjo jo për faj të J.Lo!

vovalbania August 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Muaji i mjaltit i Ben Affleck ishte një ‘cunami’ për aktorin dhe kjo jo për faj të J.Lo!

Aktorit dhe regjisorit të njohur Ben Affleck duket se i kanë ardhur në majë të hundës paparacët. Ai ka pasur probleme me numrin e paparacëve që i ndiqnin në muajin e mjaltit me J.Lo-në, thotë një burim për Page Six.

Ben ishte paksa i acaruar në Paris. Ky ishte një nivel krejtësisht i ri, një nivel pothuajse Princesha-Diana.

Edhe gjatë lidhjes së tyre të parë në vitin 2002, Ben dhe J.Lo u përballën me një vëmendje të paparë mediatike. Madje atyre iu desh ta shtynin martesën e tyre të parë të planifikuar në vitin 2003. Në një deklaratë të lëshuar një ditë para dasmës asokohe, ata thanë:

Për shkak të vëmendjes së tepërt të medias rreth dasmës sonë, ne kemi vendosur të shtyjmë datën.

Ndërkaq, burimi vijon duke thënë se:

Ben është mësuar me këto gjëra. Por ai ndjeu se muaji i mjaltit ishte një cunami. Ben është bërë prej ‘çeliku’ dhe e di që kjo vjen me famën por ai ende nevrikoset. 

Dhe në fakt, kjo gjë duket në çdo shkrepje paparaci të çiftit. Ndërsa Lopez duket e përsosur në çdo foto, Affleck gjithmonë duket se është gati për meme. Pasi kaluan muajin e mjaltit romantik, pasi u martuan tre javë më parë, Jennifer dhe Affleck, kanë vendosur të kalojnë më pak kohë së bashku.

Ata besonin se kjo lëvizje do t’i sjellë dobi marrëdhënies së tyre në planin afatgjatë. Sipas mediave të huaja, aktorët kanë arritur një konsensus për t’u ndarë disa ditë pasi kanë shijuar muajin e mjaltit në Evropë. Arsyeja sipas mediave dhe çiftit është forcimi i lidhjes, meqë pavarësisht asaj që mund të mendoni, vendimi merret që “magjia mes tyre të mos humbasë”.

Rikujtojmë se, para pak ditësh, ishte dikush që nuk mendonte se ata e kanë të gjatë romancën e tyre. Bashkëshorti i parë i Jennifer Lopez tha se martesa e këngëtares me Ben Affleck nuk ka gjasa që të zgjasë. Ojani Noa, 48 vjeç, pretendon se ish-gruas së tij “i pëlqen të jetë e dashuruar”, por humbet interesin pasi pasioni në martesën e saj fiket.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47665 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE