Studimi i fundit hedh dritë mbi arsyet që shkaktojnë depresionin!

vovalbania August 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Studimi i fundit hedh dritë mbi arsyet që shkaktojnë depresionin!

Që nga vitet 1990, përdorimi i antidepresantëve është rritur së bashku me teorinë se ilaçet balancojnë nivelet e kimikateve në tru. Studimet e reja sugjerojnë se në fakt depresioni nuk shkaktohet nga nivelet e ulëta të serotoninës. Por depresioni mund të lidhet më fort me ngjarjet negative të jetës. Autorja kryesore e këtij studimi Joanna Moncrieff, profesoreshë e psikiatrisë në Kolegjin Universiar të Anglisë tha se:

Mund të themi me siguri se pas një sasie të madhe kërkimesh të kryera gjatë disa dekadave, nuk ka asnjë provë bindëse që depresioni shkaktohet nga nivelet e ulëta ose aktiviteti i reduktuar i serotoninës.

Çfarë treguan studimet e fundit?

Studiuesit shqyrtuan studimet e kryera mbi serotoninën dhe depresionin. Ata nuk gjetën asnjë ndryshim në nivelet midis mijëra njerëzve të diagnostikuar me këtë gjendje dhe pjesëmarrësve të shëndetshëm. Autorët shqyrtuan gjithashtu edhe studimet ku nivelet e serotoninës u ulën artificialisht në qindra pjesmarrës. Ata zbuluan se kjo nuk i futi individët në gjendje depresive. As tek njerëzit që kishin variacione në genin që mundëson transportin e serotoninës, nuk u pa asnjë ndryshim në nivelet e depresionit.

Në të kundërt, u vu re se ngjarjet stresuese të jetës ushtrojnë një efekt të fortë në rrezikun e njerëzve për të rënë në depresion. Sa më shumë ngjarje stresuese të ketë përjetuar një person, aq më shumë ka gjasa të jetë në depresion. Studiuesit thonë se gjetjet e tyre janë të rëndësishme pasi studimet tregojnë se 85-90% e njerëzve, besojnë se depresioni shkaktohet nga niveli i ulët i serotoninës ose i një çekuilibri kimik në tru. Ekzistojnë gjithashtu prova që tregojnë se të besosh se humori i keq shkaktohet nga një çekuilibër kimik, i bën njerëzit të kenë një pikëpamje pesimiste për mundësinë e rikuperimit dhe mundësinë e menaxhimit të gjendjes shpirtërore edhe pa ndihmë mjekësore. Bashkëautori Dr Mark Horowitz, një psikiatër dhe studiues klinik në psikiatrinë e Kolegjit Univeersitar të Anglisë (UCL) u shpreh:

Përfshirja në këtë hulumtim ishte magjepsëse dhe më duket sikur gjithçka që mendoja se dija është kthyer përmbys.

Studiuesit thonë se pacientëve nuk duhet t’u thuhet se depresioni është shkaktuar nga një çekuilibër kimik.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48251 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE