E dini arsyen se pse e kruajmë kokën kur mendohemi?! Ja çfarë thonë psikologët!

vovalbania August 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E dini arsyen se pse e kruajmë kokën kur mendohemi?! Ja çfarë thonë psikologët!

E keni vënë re që kur mendohemi na ndodh që instinktivisht të kruajmë kokën? Ndonëse shumica do të mendonin se kjo gjë është ndonjë refleks, ves apo vetëm një situatë e pakëndshme, psikologët theksojnë që këtë situatë truri ynë e interpreton si stresuese.

Çdo formë e prekjes së pavetëdijshme bëhet për të ngushëlluar vetëveten, sqarojnë psikologët. Veprimet automatike siç është kruajtja e kokës apo masazhi i qafës, është shprehje e jashtme e gjendjes sonë të brendshme.

Një ndër teoritë të cilën e theksojnë psikologët është që këto lëvizje në të vërtetë shfaqin ndjenjën e shqetësimit. Ekspertët po ashtu konsiderojnë që shumica e gjesteve të pavetëdijshme, të cilat përfshijnë prekjen e vetes, nuk janë asgjë tjetër por dëshira që njeriu të ngushëllojë veten në momentet e stresit dhe të pasigurisë.

Nga ana tjetër, ekziston edhe një shpjegim tjetër, pak më i ndryshëm nga ky që përmendëm. Fjala është për mënyrën se si mëson njeriu. Ekzistojnë tre lloje mësimi: duke shikuar, duke dëgjuar dhe duke prekur. Për ata të cilët mësojnë duke parë, me siguri në momentet e mendimeve do të shikojnë në qiell, ndërsa ata të cilët mësojnë duke dëgjuar, do të prekin veshin. Neuropsikologët pohojnë se ata që kanë zakon të kruanin kokën mësojnë më së miri përmes prekjes ose lëvizjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 42379 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE