E dini se nga çfarë frikësohen më shumë burrat?!
Frika është krejtësisht normale dhe e natyrshme dhe askush nuk duhet të turpërohet që frikësohet nga diçka. Mbase ju ka rënë në mendje që fjala është për gjërat si p.sh. insektet apo gjarpërinjtë.
Ndoshta keni vërejtur edhe që burrat frikësohen më së shumti nga gratë që mund të mësojnë disa gjëra për ta, që të turpërohen para saj ose diçka të ngjashme, por çështja është edhe më e ndërlikuar se kaq. Disa nga këto frika janë tërësisht të arsyeshme dhe një studim ka treguar që pjesëtarët e gjinisë mashkullore më së shumti frikësohen nga dy gjëra; nga rënia e flokëve dhe impotenca.
Ajo që mund të tingëllojë e çuditshme, është që në hulumtimin e përmendur më lart, në të cilin kanë marrë pjesë dy mijë burra, 94 % e tyre kanë deklaruar se frikësohen nga rënia e flokëve, ndërsa më pak prej tyre, më saktë 89 %, shprehën frikën e mosfunksionimit erektil. Udhëheqësi i hulumtimit, Ian Watson, i cili punon në “HIS Hair Clinic” në Britaninë e Madhe, tha se burrat frikësohen nga mendimi se dikush bën shaka me pamjen e tyre. Edhe pse në fillim ata mund të kuptojnë dhe pranojnë komentet si shaka, me kalimin e kohës fillojnë të ofendohen.
Një numër i madh i burrave e lidhin rënien e flokëve me plakjen dhe humbjen e burrërisë. I njëjti sondazh ka treguar se 60 % e tyre kanë frikë se mos humbasin dhëmbët dhe një e treta e tyre kanë frikë se mos humbasin dëgjimin. Përqindja më e madhe e tyre pranoi se frika e tyre ka të bëjë me shëndetin, por nuk mund të mos i lidhim këto aspekte me shqetësimin e burrave se sa tërheqës do të jenë për seksin femëror. Ja se si renditen frikërat e tyre më të mëdha: