Mbështetja më e madhe e Rinës është padyshim SinBoy!
Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere është e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Tanimë, ata prej disa vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe janë një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it.
Bukuroshja vazhdimisht poston momente nga përditshmëria e saj apo shprehje të ndryshme ku si ka ndodhur dhe pak më parë nuk e ka kursyer një për partnerin e saj të zemrës. Teksa ka postuar disa fjalë në gjuhën angleze në Instastory-n e saj Rina ka treguar se mbështetja e saj më e madhe është SinBoy.
Dikush që të ka parë në më të mirën dhe më të keqen tënde dhe nuk të ka lënë kurrë.
Vetëm 3 javë nga publikimi i këngës së saj të fundit, e cila titullohet “Daddy”, duket se Rina ka gati projektin e ri muzikor. Së fundmi bukuroshja ka postuar disa foto në ‘Instagram’, ku ka lajmëruar se së shpejti do të vijë me një këngë të re.
Bukuroshja vazhdimisht poston momente nga përditshmëria e saj dhe së fundmi së bashku me make-up artisten e saj ka ndarë një video ku shfaqet nga momenti që është pa lyer e deri kur përfundon grimi i saj. E ky padyshim që është një veprim i guximshëm pasi jo shumë vajza të showbiz-it shfaqen jo të kuruara deri në detaje. Duket se ndjekësve të Rinës iu ka pëlqyer shumë ky veprim dhe këngëtarja ka reaguar lidhur me këtë.