U nda nga kopeja sepse lindi, delja gjen pronarin e saj pas 1 muaji!

vovalbania August 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U nda nga kopeja sepse lindi, delja gjen pronarin e saj pas 1 muaji!

Ajo humbi sepse ndaloi për të lindur në Gozzano (Novara), por pasi solli në jetë qengjin e saj, delja udhëtoi 100 kilometra me të voglin dhe arriti te bariu dhe kopeja e saj në Val Formazza (Verbano-Cusio-Ossola). Është kjo historia e deles, Fortunata, pagëzuar me këtë emër nga pronari i saj 70-vjeçari Ernestino Morandi.

“Ajo humbi se ndaloi për të lindur në Gozzano, në zonën e Novarës dhe pas një muaji e gjeta këtu në mal, bëri njëqind kilometra”,0tha fermeri, raporton ‘la Repubblica’. “Ka vite që shkon lart e poshtë, dihet ku kalon, kafshët e dinë ku duhet të shkojnë. Ajo ishte me fat se nuk u godit nga ndonjë makinë, mund edhe të ndodhte”,-shtoi Morandi. Prandaj ai zgjodhi këtë emër të ri për kafshën fatlume.

Një kuzhinier dhe një fermer i njohur, Mauro Morando, ka rrëfyer historinë e deleve në Facebook, duke shkruar:

Çfarë historie fantastike është jeta. Kjo është një histori e vërtetë, por duket si një përrallë. Protagoniste është një dele. Për vite me radhë Ernestino ka udhëhequr kopenë e tij të deleve në Formazza. Delja pasi lindi qengjin e saj në Gazzano, arriti në destinacionin Formazza. Pasi solli në jetë qengjin e saj, ajo iu bashkua kopesë. Teksa e pashë zemra ime u bë mal dhe mendimi im i vetëm ishte sa shumë kemi për të mësuar nga natyra.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64363 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE