Gjithçka që ndodhi në “Alpha Show” ekskluzivisht për TAR!

vovalbania August 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjithçka që ndodhi në “Alpha Show” ekskluzivisht për TAR!

Tek sheshi “Nënë Tereza” u organizua koncerti më i madh, që është organizuar ndonjëherë në Shqipëri, për muzikën HIP – HOP & RAP (Rhythm & Poetry). Artistët më të mirë të trojeve shqiptare e të Europës u bënë bashkë për “Alpha Show”. Ky koncert, me përmasa e standarte ndërkombëtare, është ideuar dhe iniciuar nga Noizy (Rigels Rajku), artisti i shndërruar tashmë në fenomenin e muzikës Hip- Hop në Shqipëri, kantautori që ka shënuar rekorde suksesi kombëtare e ndërkombëtare. “Alpha Show” është eksperienca e kësaj vere, për muzikën HIT, ritmin, adrenalinën, kulturën dhe emocionin që ky koncert po përcjell LIVE, nga skena që ka mbledhur ansamblin më të madh të artistëve On Top.

Disa nga artistët më në zë të momentit nuk munguan nga skena e “Alpha Show”, të tillë si Stresi, Elgit Doda, Xhensila Myrtezaj, Ardian Bujupi, Kida e shumë të tjerë. Artistë me kuptimin e plotë të fjalës, ata krijuan atmosferën e jashtëzakonshme, teksa sollën disa nga super hitet e tyre.

Dukej se të gjithë fansat e zjarrtë të Noizy-t dhe jo vetëm, ishin në sheshin “Nënë Tereza” teksa shiheshin duke kënduar njëzëri hitet e padiskutueshme. Shiheshin njerëz të moshave të ndryshme në audiencë, me një të përbashkët, dashurinë për muzikën e mirë.

Kujtojmë, se Top Albania Radio ju ka shoqëruar live nga studio e TAR, si dhe me intervista ekskluzive live nga sheshi “Nënë Tereza”. Ndërkohë, intervistat mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar në YouTube, ku ju premtojmë shumë të pathëna nga artistët tuaj të preferuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 55495 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE