Kriza ekonomike detyron britanikët të braktisin kafshët shtëpiake, qindra qen e mace përfundojnë në rrugë
Braktisja e kafshëve shtëpiake është trendi i ri negativ që Britania po kalon për shkak të krizës ekonomike. 164 mace, 206 qen, gjarpërinj e hardhuca kanë përfunduar në rrugë pas braktisjes nga pronarët e tyre, raporton streha e kafshëve Battersea.
Kostot e ushqimit dhe qindra Paundë për faturat veterinare i kanë shtrënguar britanikët të ndahen nga miqtë e tyre shtëpiakë. Kafshët ekzotike si hardhucat e gjarpërinjtë janë gjithashtu shumë të kushtueshëm për t’u mbajtur për shkak se iu nevojitet ndriçim dhe nxehtësi specifike.
Tre gjarpërinj, përfshirë një boa 2.4 metra të gjatë, u gjetën të braktisur brenda një këllëfi jastëku, kanë raportuar Shërbimet e Kafshëve.
Gjatë periudhës së pandemisë, u rrit kërkesa për kafshë shtëpiake, por prej Janarit, faturat e energjisë janë trefishuar dhe kanë vështirësuar kushtet ekonomike për kujdesin ndaj tyre.
Strehët e kafshëve po mendojnë për ngritjen e një fondi emergjence i cili zakonisht është në dispozicion të personave që kanë nevojë për një ndihmë financiare afatshkurtër për kafshët e tyre, por të vendosur për shtresën e mesme.
Pronarët e këtyre kafshëve të lëna në to për të paguar faturat, janë ndarë prej miqve të tyre me lot në sy, raportojnë qendrat.