Mbreti Charles III i ka kërkuar Princ Harry që të mos e merrte Meghan në varrimin e Mbretëreshës!

vovalbania September 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbreti Charles III i ka kërkuar Princ Harry që të mos e merrte Meghan në varrimin e Mbretëreshës!

Nga sot, Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e Commonwealth-it kanë një mbret të ri. Ai është 73-vjeçari Charles III, djali i madh i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë, e cila u nda nga jeta më 8 shtator në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vjet, duke u kthyer në figurë shumë të dashur për britanikët, si dhe mjaft të vlerësuar e respektuar kudo në botë.

Shpallja mbret u bë në Pallatin St.James të kompleksit Buckingham Palace në Londër nga Këshilli i Aderimit, institucioni përgjegjës për certifikimin e kalimit nga një monark te tjetri dhe që mblidhet vetëm në këtë rast. Për herë të parë, ceremonia ku morën pjesë mbi 200 persona u transmetua live në televizion.

Por ka edhe diçka që nuk shkon. Mediat britanike raportojnë se Mbreti Charles thuhet se i ka thënë Princit Harry që të mos e marrë gruan e tij, Meghan Markle me vete në Kështjellë Balmoral ku anëtarët e tjerë të familjes mbretërore i dhanë lamtumirën Mbretëreshës Elizabeth II.

Sipas The Sun, Harry mori një telefonatë nga babai i tij duke i kërkuar që të mos sillte Meghan. Një burim është shprehur se:

Charles i tha Harry-t se nuk ishte e drejtë apo e përshtatshme që Meghan të ishte në Balmoral në një kohë kaq të trishtuar. Iu theksua se dhe gruaja e William nuk do të shkonte dhe se vetëm anëtarët më të afërt të familjes duhet të ishin të pranishëm. Charles e bëri shumë të qartë se Meghan nuk do të ishte e mirëpritur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE