Do të bëhet baba së shpejti, Dj Dagz falenderues ndaj Zotit!

vovalbania August 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Do të bëhet baba së shpejti, Dj Dagz falenderues ndaj Zotit!

Dj Dagz është një nga ish-banorët e “Big Brother” dhe një nga artistat më të përfolur të momentit jo vetëm për projektet e tij muzikore por edhe për historinë e dashurisë që u krijua brenda shtëpisë së “Big Brother” dhe që vazhdon më mirë se kurrë edhe jashtë me moderatoren e njohur, Einxhel Shkirën.

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak minuta më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqet e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur duket qartë.

Lidhur me këtë lajm të bukur Dagz ka postuar në Instastory një foto lutjeje, ku shkruan:

Faleminderit Zot!

Deri më tani, Dagz dhe Einxhel i mohonin fjalët që qarkullonin lidhur me këtë lajm, por mesa duket çifti ka pritur pak për ta dhënë lajmin e bukur në këtë mënyrë kaq emocionuese!

Kanë qenë të shumtë urimet nga miqtë e tyre, ku një ndër to edhe urimi i veçantë i mikeshës së tyre, Beatrix Ramosaj.

Urime për dy nga njerëzit e mi më të preferuar në të gjithë botën. E gjithë zemra ime po qesh tani. Ju do të jeni prindërit më të mirë dhe unë premtoj se do të jem tezja më e mirë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65546 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE