Dua Lipa, vajza shqiptare në Shqipëri…

vovalbania August 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dua Lipa, vajza shqiptare në Shqipëri…

Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin, organizojnë në Kosovë që nga viti 2016 një nga koncertet më të mëdhenj, “Sunny Hill Festival”. Festivali ka mbledhur gjithmonë emrat më të njohur të muzikës e ka dhuruar një atmosferë të paharrueshme. Surpriza e këtij viti ka qenë se ky festival nuk do të mbahet vetëm në Prishtinë, por edhe në Tiranë.

Në prag të festivalit të shumëpritur “Sunny Hill” që do të mbahet në kryeqytetin tonë në datat 26,27 dhe 28 gusht, Dua Lipa nuk mund të mos mungonte. Bukuroshja është duke qëndruar në Shqipëri për të shijuar ca ditë pushimi. Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka treguar se po shijon plazhet e jugut ndërsa postonte disa foto, të cilat i shoqëroi me mbishkrimin:

Vajza shqiptare në Shqipëri.

Ajo është e njohur për praninë e jashtëzakonshme në skenë dhe ndërveprimin që ka me publikun. Dhe Dua Lipa shkoi një hap më tej në një nga koncertet e saj së fundmi ku një nga këngët e saj ia kushtoi një fansi pasi ai i kërkoi të martohej me të.

Së fundmi, Facebook i ka dhënë notën 10-të këngëtares së njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa. Bukuroshja i ka kaluar këto ditë në Kosovë ku edhe ka interpretuar në festivalin “Sunny Hill”, që u mbajt për 4 ditë në Prishtinë. Së fundmi artistja ka ndarë disa foto në “Facebook” ku shkruan: “Mbrëmë rrugës për në festivalin tim të preferuar #SunnyHillFestival”. Por ai që ka rënë në sy ka qenë komenti që ka bërë “Facebook” i cili e ka vlerësuar maksimalisht dukjen e Dua-s me notën 10.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, është shpallur Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka ndarë në Facebook disa foto nga momenti i rëndësishëm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 52182 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE