Fundjavat me One Telecommunications dhe ALBtelecom

vovalbania August 16, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Fundjavat me One Telecommunications dhe ALBtelecom

Nëse mendoni se verës po i vjen fundi, të jeni të sigurt që nuk është kështu.  Eventet që po zhvillohen dhe temperaturat e larta në vazhdim, tregojnë të kundërtën. Muaji gusht do të jetë i mbushur plot me arsye që të planifikoni edhe disa fundjava të tjera në jug të Shqipërisë, por jo vetëm, dhe One Telecommunications do të jetë prezent aty ku ndodh argëtimi i vërtetë.

Zgjidhni hobin e preferuar dhe bëhuni gati sepse me nga data 19 – 21 gusht do të zhvillohet festivali LovaFest në Livadh, për ata që duan adrenalinën, natyrën dhe muzikën. Ky festival organizohet për të dytin vit radhazi dhe One Telecommunications do të jetë prezent për të promovuar të shijuarin e Shqipërisë në të gjithë aspektet e saj, përmes sporteve në mal, ajër dhe det dhe përmes muzikës dhe atmosferës miqësore që ky festival ofron. Përgjatë këtyre ditëve, mund të rezervoni sportet tuaja të preferuara, mund të provoni veten dhe të krijoni kujtime të mrekullueshme, mjafton të blini biletën tuaj ose të luani me One Telecommunications për të përfituar biletë falas. Aktivitetet që do zhvillohen janë: paragliding, windsurfing, hiking, cycling, scuba diving, Sup Yoga, shëtitje me kayak, shëtitje me varkë me vela, paddle, offroad, etj. Por, përveç adrenalinës, do të ketë edhe festë me muzikantë si: Dren Abazi, Ad Disha, DJ Cool, DJ Komino, Amer & Leo Ciko, etj. Pra, janë ditët e duhura për të qenë në Livadh!

Përgjatë rrugëtimit tuaj në bregdetin shqiptar, do t’ju shoqërojë WiFi falas i ofruar nga ALBtelecom, në më shumë se 250 vendndodhje nëpër të gjithë Shqipërinë, nga veriu në jug.

Duke mbetur përsëri në jug, përgjatë fundjavave të tjera të gushtit ju sugjerojmë Pepper on the Beach në Dhërmi. Si një prej plazheve më me stil në Shqipëri, ofron çdo fundjavë festa në plazh, me DJ special. Nëse doni të përjetoni darka verore me koktejle fantastikë dhe muzikë shumë të veçantë, Pepper On the Beach është vendi ideal. Plazhi i Pepper On the Beach dhe restoranti Moyo, i njohur tashmë për shumicën e frekuentuesve të jugut të Shqipërisë, ofron aktivitete të ndryshme edhe përgjatë ditës dhe për më tepër ofron ushqime të cilësisë më të lartë.

Përvojat e kaq shumë aktiviteteve dhe përjetimet gjatë udhëtimeve në aq vende të bukura sa ofron Shqipëria, nuk mund të mos i ndani me miqtë dhe të afërmit tuaj, ndaj, qëndroni të lidhur me ALBtelecom dhe One Telecommunications, për të shijuar maksimumin e kësaj vere dhe kthyer atë në një përvojë të paharrueshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45277 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE