Ndodh çudia e madhe me TikTok, të dhënat e përdoruesve i “dorëzohen” Kinës?!

vovalbania August 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndodh çudia e madhe me TikTok, të dhënat e përdoruesve i “dorëzohen” Kinës?!

Kompanitë më të mëdha kineze online, si Alibaba, ByteDance që ka në pronësi TikTok dhe Tenent, kanë ndarë detajet e algoritmeve të tyre me qeverinë kineze, diçka që ndodh për herë të parë, sipas tyre. Algoritmet vendosin se çfarë postimesh shohin përdoruesit dhe renditjen se si i shohin ato, duke u bërë kështu një pikë kyçe për rritjen e platformave të rrjeteve sociale. Në përgjithësi ato ruhen me fanatizëm nga kompanitë.

Në Shtetet e Bashkuara, Meta, kompania mëmë e Facebook dhe Alphabet, kompania mëmë e Google kanë deklaruar se algoritmet janë sekret tregtar. Rregullatori kinez i hapësirës kibernetike (CAC) ka publikuar një listë me përshkrimet e 30 algoritmeve dhe deklaroi se lista do të përditësohet vazhdimisht. Sipas tij, kjo bëhet për të minimizuar abuzimin me të dhënat e përdoruesve.

Ndërkaq, duke konsideruar se sa i ndërthurur është zbulimi i muzikës me TikTok, nuk do të ishte aspak befasi nëse kompania në fjalë lançon një aplikacion të vet të muzikës. Dosjet e patentave të zbuluara sugjerojnë se TikTok në fakt është duke punuar në këtë drejtim. Kompania mëmë e TikTok, ByteDance, ka paraqitur një aplikim për “TikTok Music” në Zyrën e Patentave dhe Markave në SHBA gjatë muajit maj. Sipas aplikimit, shërbimi do t’u mundësonte përdoruesve që të blejnë, lëshojnë, shpërndajnë dhe shkarkojnë muzikë.

Gjithashtu do t’i lejojë përdoruesit që të krijojnë, shpërndajnë dhe rekomandojnë lista të muzikës, të komentojnë mbi muzikën dhe gjithashtu të bëjnë transmetim të drejtpërdrejtë të audiove dhe videove. Nga ana tjetër vlen të theksojmë se YouTube dëshiron të rrisë shpejt numrin e videove të shkurtra “Shorts” të disponueshme në platformën e tij, në mënyrë që të konkurrojë më mirë me TikTok. Për të ndihmuar me këtë përpjekje, kompania po nxjerr një mjet të ri që i kthen videot ekzistuese të YouTube në Short në pak çaste. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 54530 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE