Ushqimet që bëjnë mrekulli për qerpikët tuaj!

vovalbania August 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ushqimet që bëjnë mrekulli për qerpikët tuaj!

Mes qindra mënyrash për të rritur qerpikët, më të sigurta, më pak të kushtueshme dhe më të thjeshta janë ato që mund të bëhen në kushte shtëpie. E dini sa rëndësi kanë ushqimet që konsumoni në rritjen e shpejtë të qerpikëve?! Shihni listën më poshtë dhe mos shpenzoni më kohë.

1- Vezët

Janë të pasura me proteina. Flokët dhe qerpikët janë të përbëra nga keratina dhe ushqimet e pasura me proteina ndihmojnë trupin të marrë nivelin e duhur të aminoacideve për të prodhuar keratinën. Kjo do të bëjë që flokët dhe qerpikët tuaj të bëhen më të gjatë.

2- Salmoni

I pasur me vitamina D, B dhe Omega 3 ndihmon në rritjen e qerpikëve.

3- Arrat

Ndihmon qerpikët të mos këputen dhe i nxit ato të rriten më shpejt.

4. Fruta dhe perime

Frutat dhe perimet përmbajnë vitamina A dhe C dhe ju s’duhet t’i anashkaloni në asnjë vakt sepse janë një e mirë e madhe edhe për qerpikët tuaj.

5. Kërpudhat

Ndihmojnë në mirë-qarkullimin e gjakut dhe në prodhimin e keratinës. Perfekte për qerpikët!

6-Fasulet

Përmbajnë vitaminë H dhe acid folik, të cilat do t’i bëjnë qerpikët të ngjajnë më të trashë, më të plotë dhe më të fortë.

Ndërkaq, një nga aksesorët e domosdoshëm për vajzat është edhe përdorimi i maskarës për të pasur qerpikë në formë perfekte. Qerpikët e kthyer tregojnë një pamje ndryshe dhe sy më të mëdhenj. Nëse jeni në nxitim apo kur udhëtoni nuk keni pasur mundësi të merrni çantën tuaj të make-up-it përsëri ka metoda që të rregulloni pamjen e fytyrës.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 58055 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE