Yll Limani ka një kërkesë për Elgit Dodën dhe ky i fundit nuk e kursen një batutë!

vovalbania August 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Yll Limani ka një kërkesë për Elgit Dodën dhe ky i fundit nuk e kursen një batutë!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Jo vetëm me videoklipe, por Yll Limani është mjaft aktiv dhe me koncerte të shumta në shumë vende si brenda dhe jashtë vendit. Dhe sigurisht që kuptohet se dhe pjesëmarrja dhe mbështetja e fansave është mjaft e madhe. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku, çfarëdo moshe që ata të kenë.

E përpos karrieriës si artist, ai pëlqehet shumë dhe për thjeshtësinë e postimet e tij plot humor nga përditshmëria. Si ka ndodhur dhe së fundmi, ku teksa ka ndarë foto nga prapaskenat e ‘Alpha Show’, në një prej tyre ku shfaqet së bashku me producentin Elgit Doda i ka bërë një ‘kërkesë publike’. Ky i fundit teksa e ka ripostuar në Instastory-n e tij nuk e ka kursyer një batutë.

Ylli: Elgiti do ma fali këtë bluzë

Elgiti: Direkt po kam frikë po të rri si fustan

“Tonat” është projekti më i fundit i Yllit në bashkëpunim me Ledri Vulën që ka arritur një super sukses pak kohë pas publikimit.

Nga ana tjetër, Elgit Doda pas suksesit të fundit me këngën ‘A e din’, e cila është një bashkëpunim me këngëtaren e njohur Xhensila Myrtezaj, producenti tregoi se nuk ka të ndalur dhe vetëm para pak ditësh publikoi ‘Nuk muj mo’, një këngë dashurie shumë prekëse.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 52192 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE