Einxhel sot është zgjuar me një ‘dilemë’ shumë të madhe!

vovalbania August 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Einxhel sot është zgjuar me një ‘dilemë’ shumë të madhe!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

E tanimë që ky lajm kaq i bukur nuk është më një sekret, bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente që në fakt janë shenjat e mirëfillta të shtatzanisë. Mëngjesin e ditës së sotme, prezantuesja ka ndarë një postim shumë ‘funny’ që tregon nepsin që i jep ky rrugëtim kaq i ëmbël çdo gruaje. Teksa ka treguar një tas të ndarë mes akullores dhe drithërave, Einxhel na ka zbuluar ‘dilemën’ që kishte mes dy zgjedhjeve.

U zgjova në një dilemë shumë të madhe! Akullore kundër drithërave.

Së fundmi, Einxhel dha intervistën e parë ekskluzive për ‘Pushime On Top’ së bashku me partnerin e saj Dagz. Ndër të tjera, prezantuesja na zbuloi dhe sa të vështirë e kishte për t’i thënë familjes së saj, sidomos të atit se është në pritje të ëmbël.

Deri më tani, Dagz dhe Einxhel i mohonin fjalët që qarkullonin lidhur me këtë lajm, por mesa duket çifti ka pritur pak për ta dhënë lajmin e bukur në këtë mënyrë kaq emocionuese!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 55520 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE